×
  • Lajme
  • Botë

    Foto që po xhiron e botës: Dy politikanët përshëndeten me këmbë për shkak të koronavirusit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 13:00

    Ky është takimi mes dy liderëve politikë në Tanzani që ka tërhequr vëmendjen e mediave në botë.


    Presidenti i vendit John Magufuli shihet duke shkëmbyer një përshëndetje me këmbë me politikanin e opozitës Maalim Seif Sharif Hamad.

    Ata janë takuar sot në selinë e Presidentit për të folur për masat që ka marrë Tanzania kundër përhapjes së koronavirusit.

    Ndërkohë që qeveria e vendit ka bërë thirrje që njerëzit të shmangin takimet fizike, si shtrëngimi i duarve dhe përqafimet, dy politikanët janë përshëndetur duke i dhënë këmbën njëri-tjetrit.

    Sakaq, deri më tani Tanzani nuk ka regjistruar asnjë rast të me të infektuar nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!