×
  • Lajme
  • Botë

    Fotografi emocionale – Nëna me fëmijë i bien në gjunjë ushtarit që t’i lejojë ta kalojnë kufirin

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 23:18

    Lety Perez, ra në gjunjë, me njërën dorë e mbuloi fytyrën ndërsa në tjetrin krah e mbante djalin e saj 6 vjeçar, teksa i luteshin ushtarit të Gardës Kombëtare të Meksikës që t’i lejojë ata ta kalojnë kufirin për në Shtetet e Bashkuara.


    Kjo nënë ka udhëtuar 2.410km nga Guatemala për në qytetin kufitar Ciudad Juarez, ku më pas u ndalua disa metra nga kufiri me SHBA’në. E këtë moment, e ka kapur fotografi i Reuters, Jose Luis Gonzales, shkruan Reuters, transmeton Express.

    “Gruaja iu lut dhe i ra në gjunjë ushtarit që t’i lejojë ata të kalojnë … ajo donte të kalonte e t’i jepte djalit të saj një të ardhme më të mirë” tha fotografi Gonzales.

    Ushtari nuk pranoi që emri i tij të bëhej publik.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!