×
  • Lajme
  • Botë

    Fotografi nga katastrofa e zjarreve në Siberi: Shumë do të donin të ishin Photoshop, por jo

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 10:12

    Ato për një moment do të mund të iu duken fotografi të bëra me Photoshop, por për fat të keq janë reale, dhe tejet mizore. Momentet në vijim janë të dhimbshme për tu parë.


    Ushtria ruse tha që aeroplanët e saj shkarkuan më shumë se 1 mijë e 200 ton ujë në ditë për të shuar zjarret në Siberi dhe bëri përparim, përcjell reporteri.net.

    Forcat e Armatosura Ruse thanë që uji po shkarkohej nga aeroplanët ushtarakë dhe helikopterët rreth 1.700 kilometra katrorë në rajonin Irkutsk dhe Krasnoyarsk.

    Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar urdhëroi personelin ushtarak të bashkohej nëluftën kundër zjarreve pyjore në Siberi, në një territor me përmasat e Belgjikës.

    Shërbimi Pyjor Rus tha se ekuipazhet e zjarrit nuk kishin asnjë përpjekje për të luftuar zjarret në zona me vështirësi që arrinin 28,000 kilometra katrorë.

    Qindra qytete ruse janë nën zjarr për shkak të zjarreve që kanë vazhduar me ditë të tëra. Megjithëse stuhia nuk arriti në zonat e banuara, tymi i rëndë depërtoi tek rreth 800 vendbanime. Fauna e zonave të prekura është shkatërruar pothuajse plotësisht, dhe fotografitë e kafshëve të djegura kanë qarkulluar në rrjetet sociale. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!