×
  • Lajme
  • Botë

    Fotografi zemërthyese: Derisa shikon listën e tij të blerjeve, plaku përballet me realitetin tronditës – në rafte s’ka asgjë

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 10:06

    Evropa tashmë është cilësuar nga ekspertët si vatra kryesore e koronavirusit të ri, derisa Kina po përgatitet të shpallë fitoren me këtë pandemi.


    Pamjet që tashmë janë bërë të zakonshme janë radhët e gjata për t’u furnizuar nëpër vende të ndryshme të botës. Mirëpo njerëzit nëpër vende të ndryshme, po kërkojnë edhe gjëra të ndryshme, transmeton Reporteri.

    Një fotografi zemërthyese është publikuar nga Britania, ku derisa po kontrollonte listën e tij të blerjeve, ky burrë i moshuar është përballur me një realitet tronditës – raftet e supermarketit tashmë ishin zbrazur pothuajse tërësisht.

    Fotografia që është shkrepur në një dyqan të Sainsbury është bërë virale nëpër botë.

    Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur pasi u infektuan me coronavirus, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!