Përkrahësit e Donald Trumpit kanë krijuar dhe shpërndarë fotografi të rrejshme të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të votuesve afro-amerikanë me qëllim që t’i joshin ata të votojnë republikanin.
BBC ka zbuluar dhjetëra fotografi “deepfake” që portretizonin afro-amerikanët teksa përkrahnin ish-presidentin, raporton BBC.
Trumpi hapur ka kërkuar votat e afro-amerikanëve, të cilët kanë qenë vendimtarë në zgjedhjen e Joe Bidenit gjatë vitit 2020, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Mirëpo nuk ka asnjë provë që e lidhë direktj këto pamje me fushatën e Trumpit.
Themeluesi i lëvizjes “Black Voters Matter”, ka deklaruar se pamjet e manipuluara janë shfaqur si pjesë e “narracionit strategjik” për të bërë përpjekje që të shfaqet Trumpi si shumë popullor në komunitetin afro-amerikan.
Fotografitë e rrejshme e përkrahësve afro-amerikanë të Trumpit, të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, janë një prej trendeve të dezinformimit para zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.