×
  • Lajme
  • Botë

    Fotografitë e marinsave amerikanë duke u kujdesur për foshnjet afgane pushtojnë mediet botërore

    Reporteri
    21 Gusht 2021 | 18:44

    Këta që shihni në foto janë marinsat amerikanë, të cilët shihen teksa mbajnë në duar e përkujdesen për foshnje e fëmijë afganë. Këto foto kanë pushtuar mediat botërore.


    Ishin vetë prindërit e fëmijëve afganë që ua dhanë fëmijët e tyre marinsave amerikanë nga një mur i lartë i rrethuar lart me tela me gjemba, si një përpjekje për ti shpëtuar ata nga regjimi taleban që ka pushtuar Afganistanin që prej të dielës.

    Afganët i frikësohen regjimit taleban, prej historisë së 20 viteve më parë, ndërsa më i rrezikshëm ai paraqitet për gratë, të cilat janë të destinuara ta mbyllin jetën e tyre brenda disa rregullave që ata kanë, si përshembull asnjë vajzë apo grua nuk lejohet që të dalë jashtë shtëpisë e pashoqëruar nga një mashkull, anëtar i familjes së saj.

    Po ashtu në Afganistan, gjatë regjimit taleban, gratë duhet të vishnin burka, si dhe xhamat e dritareve duhet t’i kishin të lyera në mënyrë që askush të mos kishte mundësi t’i shikonte ato.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!