×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Fotoja e arrestimit të Trump bën xhiron e rrjetit, Biden: Një djalë simpatik

    Reporteri
    26 Gusht 2023 | 8:05

    “Një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm.” Ka qenë ky reagimi i presidentin amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

    Komentet, Biden i bëri nga zona e Liqenit Tahoe ku po qëndron me pushime.

    Kujtojmë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

    Qëndrimi i manjatit në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar./A2/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!