×
  • Lajme
  • Botë

    Fotoreporteri rrezikon të humbasë syrin, pasi goditet nga bombola e gazit e policisë në Francë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 8:23

    Një fotoreporter mund të humbte syrin pasi u godit në fytyrë nga një bombolë gazi gjatë protestave të dhunshme në Francë.


    Fotografitë tregojnë se gazetari i agjencisë turke të shtypit Anadolu, Mustafa Yalgin është i mbuluar me fashë, me gjak që i del nga syri.

    Maska e tij e fytyrës u copëtua nga një bombolë gazi lotsjellës e nisur nga policia franceze gjatë një demonstrate dje.

    Ai u dërgua në një spital aty pranë, me reporterë në vendngjarje që pretendojnë se ka të ngjarë që ai do të humbasë syrin si rezultat i goditjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!