×
  • Lajme
  • Botë

    Franca do të dëbojë familjen boshnjake që rrahën dhe qethën të bijën për shkak të lidhjes së saj me serbin

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 13:03

    Autoritetet franceze do të dëbojnë një familje nga Bosnja e Hercegovina e cila ka keqtrajtuar të bijën e saj për shkak të lidhjes me një djalë me origjinë nga Serbia, paralajmëroi ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, raportojnë mediat e Beogradit.


    “Posa të përmbyllet procedura gjyqësore, do të shoqërohet deri në kufi, meqë s’kanë çfarë të lypin në tokën e Francës”, ka shkruar Darmanin në Twitter.

    Vajzën shtatëmbëdhjetëvjeçare të besimit islam, me origjinë nga Bosnja e Hercegovina, e ka keqtrajtuar fizikisht familja e saj pasi kishin marrë vesh se ishte në lidhje me një djalë, të krishterë, nga Serbia, kanë raportuar më herët mediat franceze.

    Prindërit bashkë me dajën dhe tezën e saj e kanë goditur fytyrës e në trup, e pastaj ia kanë rruar flokët e kokës.

    Prindërit e vajzës, daja dhe tezja, që nga e enjtja janë vënë nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe presin gjykimin në Besanson për dhunë ndaj personit adoleshent në prani të personave të tjerë.

    Ata u shoqëruan të hënën nga policia, të cilën e kishte informuar për incidentin i dashuri i adoleshentes, e cila tani ndodhet nën mbrojtjen e gjykatës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!