×
  • Lajme
  • Botë / Nga 1 korriku

    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe pranë shkollave

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 22:28

    Franca ka marrë vendim për ta ndaluar pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura, që mund të frekuentohen nga fëmijët. Për këtë vendim, ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin.

    Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të përfshijë plazhet, parqet, kopshtet publike, shkollat ​, stacionet e autobusëve dhe mjediset sportive, shkruan BBC.

    “Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë”, tha Vautrin në një intervistë të botuar nga e përditshmja Ouest-France.

    Sipas saj, “liria për të pirë duhan duhet të mbarojë aty ku fillon liria e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.

    Vautrin shpjegoi se shkelja e rregullave do të shkaktonte një gjobë prej 135 eurosh. Zbatimi i vendimit do të bëhet nga Policia, ndonëse ajo beson edhe në “vetërregullim”.

    Edhe pse cigaret elektronike janë të përjashtuara, Vautrin tha se po punonte për të futur kufizime në sasitë e nikotinës që ato përmbajnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!