×
  • Lajme
  • Botë / "Kufijtë sovranë"

    Franca e paralajmëron Trumpin për Grenlandën: BE-ja s’do të tolerojë sulme ndaj kufijve të saj

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 11:45

    Franca ka paralajmëruar Donald Trumpin që të mos kërcënojë “kufijtë sovranë” të Bashkimit Evropian pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së nuk përjashtoi veprimet ushtarake për të marrë kontrollin e Grenlandës, një territor autonom i Danimarkës anëtare të BE-së.

    “Nuk ka dyshim që BE-ja të lejojë vendet e tjera në botë, kushdo qofshin ata, të sulmojnë kufijtë e saj sovranë”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm francez.

    Ai shtoi se megjithëse nuk besonte se SHBA “do të pushtonte” Grenlandën “ne kemi hyrë në një epokë që po sheh kthimin e ligjit të më të fortëve”

    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha të martën në një konferencë për media,  se ai nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Grenlandës, me mesazhin se kontrolli i këtyre territoreve është vendimtar për sigurinë kombëtare të SHBA-së, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Ndoshta diçka do të duhet të bëhet. Kanali i Panamasë është vendimtar për vendin tonë… Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare”, tha Trump.

    Panamaja ka kontrolluar kanalin me të njëjtin emër për më shumë se 25 vjet. Presidenti panamez Jose Raul Mulino hodhi poshtë më parë mundësinë e kthimit të kanalit në kontrollin e SHBA-së, e cila ia dorëzoi pronësinë e zonës Panamasë në 1999.

    Grenlanda, ku ndodhet një bazë e madhe amerikane, është një territor autonom i Danimarkës, një aleat i vjetër amerikan dhe një nga vendet që themeluan NATO-n.

    Trump sugjeroi se do të vendoste tarifa ndaj Danimarkës nëse ajo refuzon ofertën e tij për të blerë Grenlandën. Autoritetet daneze njoftuan më parë se territori nuk ishte në shitje, kujton agjencia Reuters.

    “Unë nuk mendoj se është mirë të luftojmë me mjete financiare kur jemi aleatë dhe partnerë të ngushtë,” tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen , duke komentuar deklaratën e Trump.

    Trump është zotuar gjithashtu se do të përdorë forcën ekonomike kundër Kanadasë, ndërsa ai përpiqet të shtyjë një plan të pamundur për të bashkuar vendin me Amerikën.

    “Kanadaja dhe SHBA, kjo do të ishte vërtet diçka. Hiqni qafe atë vijë të tërhequr artificialisht dhe shikoni se si do të duket. Dhe gjithashtu do të ishte shumë më mirë për sigurinë kombëtare”, tha presidenti i sapozgjedhur amerikan ditë më parë.

    Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se nuk ka asnjë shans që Kanada të bëhet pjesë e SHBA.

    Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Jolie gjithashtu kritikoi deklaratën e Trump.

    “Deklaratat e Presidentit të zgjedhur Trump tregojnë një mungesë të plotë të të kuptuarit të asaj që e bën Kanadanë një vend të fortë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi në dritën e një kërcënimi “.shkroi Jolie në Ex.

    Trump merr postin  e presidentit pas dy javësh, më 20 janar. Në një konferencë shtypi të martën, ai gjithashtu njoftoi se do të riemërtonte Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe përsëriti se do të vendoste tarifa të konsiderueshme ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

    Ai tha për gjirin se ai “mbulon një territor të madh” dhe se “gjiri amerikan” është një emër i bukur.

    Ai premtoi më parë se maja më e lartë malore në Amerikën e Veriut, Denali, do të riemërohej përsëri në malin McKinley. Ish-presidenti Barack Obama ndryshoi emrin e një mali në Alaskë për të nderuar amerikanët vendas. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!