Google është gjobitur me 500 milion euro nga Franca pasi gjigandi i teknologjisë nuk negocioi “me mirëbesim” me kompanitë e lajmeve dhe botuesit e tjerë në lidhje me përdorimin e përmbajtjes së tyre.
Autoriteti antitrust tha se gjigandi teknologjik nuk kishte respektuar urdhrin e përkohshëm që rregullatori kishte lëshuar pas një mosmarrëveshjeje me mediat franceze.
Google tani duhet të dalë me propozime brenda dy muajve të ardhshëm se si do të kompensojë mediat për përdorimin e lajmeve të tyre. Nëse nuk e bën këtë, kompania do të përballet me gjoba shtesë deri në 900.000 euro në ditë.
Google tha se ishte “shumë i zhgënjyer” nga vendimi i së martës. “Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit. Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje dhe realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona.”, tha një zëdhënës i Google për CNBC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.