×
  • Lajme
  • Botë

    Franca mbyll 22 shkolla pas rritjes së rasteve me COVID-19

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 18:50

    22 shkolla janë mbyllur në Francë për shkak të rasteve të coronavirusit. Njoftimin e dha ministri francez i Arsimit, Jean-Michel Blanquer:


    “Në Francë janë mbyllur 22 shkolla, 12 në Francën qendrore dhe 10 shkolla në La Reunion (ishull), kjo e çon numrin në 22”.

    Ndërkohë mbi 12 milionë nxënës u kthyen në shkollë të martën, pavarësisht rritjes së infektimeve ditore dhe kundërshtisë së disa sindikatave të prindërve dhe mësuesve.

    Mbi 700 raste të reja me Covid u raportuan të enjten gjatë 24 orëve, duke iu përafruar rekordit të 31 marsit, kur u regjistruan 7,578 të infektuar.

    Numri i rasteve të reja është më i ulët se ai që u raportua në maj dhe qershor, kur Franca nisi të dilte nga izolimi dhe numri i rasteve të të testuarve ishte më i ulët. Më shumë se 30,600 njerëz me Covid kanë vdekur në Francë.

    Në vendin tonë shkollat është vendosur të hapen më 14 shtator, për ciklin parauniversitar. /News.sky.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!