×
  • Lajme
  • Botë

    Franca merr vendimin e shumëpritur, hapen klubet e natës

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 18:52

    Autoritetet në Francë kanë vendosur nga e premtja të hapin klubet e natës, rreth 18 muaj pas vendosjes së masave strikte për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.


    Lokalet do të pranojnë klientë vetëm 75% të kapacitetit, maskat rekomandohen të mbahen, por nuk janë të detyrueshme, ndërsa frekuentuesit e këtyre ambienteve duhet të tregojnë provën se janë vaksinuar apo rezultatin negativ të një testi.

    Megjithatë, jo të gjitha klubet do të hapen, pasi autoritetet i tremben variantit delta, i cili po sjell rritje të infektimeve në shumë vende.

    Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran u shpreh se pavarësisht lehtësimit të masave, ku parashikohet dhe hapja e lokaleve të natës, autoritetet do të jenë vigjilentë dhe në rast të ndryshimit të situatës do të marrin vendimet e duhura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!