Franca po i ofron ndihmë të inteligjencës Ukrainës, tha të enjten ministri francez i mbrojtjes Sébastien Lecornu, me Parisin që ndërhyn për të ndihmuar dhe mbushur boshllëkun e lënë pasi SHBA pezulloi shkëmbimin e informacioneve inteligjencës me Kievin.
Duke folur për radion France Inter, ai tha gjithashtu se presidenti Macron i kërkoi atij të përshpejtonte paketat e ndihmës franceze “për të kompensuar” ndihmën e pezulluar të SHBA-së.
Drejtori i CIA’s, John Ratclife, ka konfirmuar të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar ndihmën e inteligjencës për Ukrainën ashtu sikurse edhe dërgimin e armëve, pas përplasjes të së premtes mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Trump kishte pyetje serioze nëse Presidenti Zelensky ishte i përkushtuar ndaj procesit të paqes dhe tha le t’i ndalim”, ka deklaruar Ratcliffe për Fox Business.
Ratcliffe shpreson se pezullimi do të hiqet së shpejti, teksa theksoi angazhimin e tij për të punuar me Ukrainën drejt arritjes së paqes, pas letrës nga presidenti ukrainas drejtuar Trump./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.