×
  • Lajme
  • Botë

    Franca regjistron mbi 15 mijë raste me Covid-19 në 24 orë

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 13:26

    Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, Franca ka regjistruar 15.792 raste të reja në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm në 4.298.395, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 92.648.


    Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 282.885.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 6.355.811, ndërsa 2.480.321 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!