Autoritetet shëndetësore në Francë raportuan të shtunën 13,498 raste të reja nga coronavirusi, duke shënuar një rekord të ri të infeksioneve ditore që kur sëmundja shpërtheu në vend.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se 26 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 31 mijë.
Franca edhe gjatë ditës së djeshme pati raportuar rreth 13 mijë raste nga virusi vdekjeprurës, kështu shifra e përgjithshme e të prekurve u rrit në 442 mijë duke mbledhur edhe rastet e sotme.
Derisa shkalla e infeksionit rritet çdo ditë, rajonet dhe qytetet më të prekura në Francë kanë filluar zbatimin e masave parandaluese.
Qyteti i Nice në Riverën Franceze do të ndalojë mbledhjen e më shumë 10 personave në hapësirat publike si dhe baret do të mbyllen më herët pasi Marseille dhe Bordeaux implementuan masa të ngjashme nga e hëna.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.