×
  • Lajme
  • Botë

    Franca u jep një muaj e gjysmë kohë bluzave të bardha të vaksinohen

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 9:22

    Franca ka vendosur që detyrimin për t`u vaksinuar ta nisë nga bluzat e bardha, ata që janë edhe më të rrezikuar dhe që janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientë. Mjekët, infermierët, laborantët dhe gjithë stafet mjekësore kanë afat deri në 15 shtator për t`u vaksinuar, përndryshe do t`u pezullohet e drejta për ta ushtruar profesionin.


    Vendimi është marrë për të shmangur çdo hezitim të atyre që janë ende skeptik.

    Franca ka vaksinuar deri tani 50% të popullsisë, por jo mjaftueshëm për të shmangur rritjen e ndjeshme të infektimeve. Në ditë, orët e fundit po regjistrohen mbi 20 mijë raste të reja infektimesh. Shtrimet në spitale janë rritur dhe vjeshta duket se do të jetë e vështirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!