×
  • Lajme
  • Botë

    Franca ua rrit pagat punëtorëve shëndetësorë për punën gjatë pandemisë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 20:23

    Franca ka miratuar një fond prej 8 miliardë eurosh për rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, si shpërblim për punën e tyre në luftimin e pandemisë së koronavirusit.


    Fondi u dakordua të martën mes Qeverisë dhe sindikatave të punëtorëve, pas disa javësh negociata. Në bazë të tij, pagat e mantelbardhëve francezë do të rriten për 183 euro në muaj.

    Punëtorët shëndetësorë në Francë janë lavdëruar gjatë gjithë pandemisë për kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi pandemik.

    Në pikun e epidemisë në vend, qytetarët rëndom u falënderoheshin atyre me duartrokitje dhe brohoritje prej ballkoneve.

    Megjithëkëtë, mjekët kishin mbajtur protesta për të kërkuar rritje pagash dhe fonde shtesë për spitalet.

    E pas nënshkrimit të pakos, kryeministri i Francës, Jean Castex, ka thënë se ky është një moment historik për sistemin shëndetësor dhe mirënjohje për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!