Një bilanc i rëndë në njerëz dhe dëme të mëdha.
Për të dytën herë brenda pak ditësh, juglindja e Francës është në zi, pas stuhive të dhunshme që shkaktuan të paktën pesë viktima.
Brenda dhjetë ditësh, 11 persona humbën jetën në këtë krahinë, gjatë dy fenomeneve klimatike mesdhetare me rreshje shiu të mëdha, përmbytje dhe erëra të forta.
“Alarmi i kuq u shpall, por ai la pas toka të shkatërruara dhe të varfëruara nga përmbytjet. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë vuajtur javët e fundit nga moti i keq në jug, veçanërisht për familjet dhe të afërmit e bashkëqytetarëve tanë, që kanë humbur jetën”, reagoi në Twitter presidenti, Emmanuel Macron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.