Pas temperaturave rekord të ditëve të fundit, këtë fundjavë ka një rikthim në nivelet e të nxehtit më të përballueshëm.
Anticikloni afrikano-verior, do të vazhdojë të mbrojë rajonin tonë nga mbërritja e trazirave atlantike, por e sposton më tej aksin drejt Evropës perëndimore. E kjo do të lejojë arritjen në Ballkan të rrymave të dobëta lindore, më pak të nxehta dhe më të thata. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, por nën kufirin e 35 gradë celcius. Sidoqoftë, meteorologët thonë se i nxehti synon të intensifikohet gjatë javës në vijim.
Vala e të nxehtit në Evropë bëri që Franca të regjistronte temperaturën e saj më të lartë prej 45.9 gradësh celcius. Rekordi i mëparshëm ishte 44.1 gradë celcius, i regjistruar gjatë valës së të nxehtit të 2003 që i mori jetën mijëra personave. Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Ceke po ashtu kanë regjistruar temperaturat më të larta në histori të qershorit.
Në Spanjë janë regjistruar si pasojë e të nxehtit zjarret më të egra në 20 vitet e fundit ndërsa në Itali, ministria e shëndetësisë ka shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e të nxehtit në 16 qytete. Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.