×
  • Lajme
  • Botë

    Frika e ekspertëve nga vala e tretë: Evropa s’do ketë kthim në normalitet deri në vjeshtë 2021

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 17:16

    Nuk do të ketë kthim në normalitet të paktën deri në vjeshtën 2021. Këtë paralajmërojnë mjekët kryesorë të Francës. Jean-François Delfraissy, kreu i Komitetit Kombëtar Konsultativ të Etikës në Francë, thotë se masat mbrojtëse të tilla si bllokimet, distancimet sociale dhe mbajtja e maskave do të duhet të qëndrojnë në fuqi derisa ata që janë më të rrezikuar nga Covid të mund të mbrohen nga vaksinat, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë para fundit të vitit të ardhshëm.


    Franca, si një nga vendet më të goditura gjatë valës së dytë, arriti të ulë ndjeshëm rastet me koronavirus përmes një bllokimi të dytë kombëtar, që u shoqërua me lehtësime këtë javë, pak para se presidenti Emmanuel Macron të konfirmohej me koronavirus.

    Kombet e tjera evropiane gjithashtu patën sukses në zbutjen e situatës përmes bllokimeve. Por pasi masat u lehtësuan, rastet filluan të rriteshin sërish në shumë vende. Tashmë liderët evropiane po nxitojnë të marrin më shumë masa para festave të Krishtlindjeve mes frikës së heqja e kufizimeve mund të krijonte një tjetër valë koronavirusi në janar.

    -Në Itali pritet që të ketë kufizime për mysafirët në shtëpi vetëm me dy anëtarë, një vendim që pritet të shpallet këtë mbrëmje.

    -Suedia ndërkohë ka paralajmëruar se mund të vendosen kufizime për shkak të agravimit të situatës, edhe pse epidemiologu kryesor Anders Tegnell ka thënë se përdorimi i gjerë i maskave të fytyrës dhe bllokimi i plotë nuk kanë gjasa të vendosen.

    -Ndërkohë Gjermania e vlerësuar për reagimin e saj të hershëm ndaj pandemisë është gjithashtu duke u goditur rëndë me 33,777 raste të reja vetëm sot, numri i më i lartë i të infektuarve që nga mesi i Prillit. Gjermania tani është detyruar të kthehet në bllokim të rreptë këtë javë pasi spitalet janë mbingarkuar me pacientë me Covid.

    Në Spanjë, udhëtimi midis rajoneve është i ndaluar, gjatë pushimeve do ketë mbledhje të kufizuara në një maksimum prej dhjetë personash nga dy familje deri më 11 janar, me bare dhe restorante që që lejohen të hapen vetëm për katër orë në ditë në dy hapësira kohore – një herë në mëngjes dhe përsëri pasdite.

    -Në pragun e Krishtlindjeve, Franca do të lejojë mbledhjet me maksimumi vetëm 6 persona. Restorantet, baret dhe kafenetë do të mbyllen të paktën deri në janar, ashtu si edhe vendpushimet e skive, muzetë, teatrot dhe kinematë.

    -Holanda, e cila ishte një nga kombet më të goditura gjatë valës së dytë, u kthye me bllokime të rrepta këtë javë që do të zgjasin të paktën deri në Janar.

    -Në Republikën Çeke, gjithashtu e goditur rëndë gjatë valës së dytë, rregullat më të rrepta do të zbatohen nga sot me restorantet, hotelet dhe ambientet e mbyllura sportive.

    -Irlanda dhe Zvicra gjithashtu kanë njoftuar se po mbajnë nën shqyrtim kufizimet e tyre, me ministrat në Dublin që konsiderojnë një kthim të shpejtë drejt bllokimit të plotë sapo të mbarojnë Krishtlindjet.

    Ekspertët e shëndetësisë kanë këshilluar qeverinë që kufizimet me vizitat nëpër familje dhe sektorin e mikpritjes duhet të vendosen nga 28 Dhjetori për të shmangur daljen jashtë kontrollit të situatës.

    -Ndërkohë Zvicra do të vendosë kufizime të reja nga e marta e javës së ardhshme, megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar.

    Nën këtë situatë ku përfshihen edhe vende të tjera të Europës, drejtori rajonal nga OBSH Hans Klube këmbëngul se gjëja më e mirë për të bërë në këto festa është që të qëndrohet në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!