Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ndjeshmërinë e tij ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) që përhapet me shpejtësi në mbarë botën, e tregoi edhe gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton AA.
Tërhoqi vëmendjen se si presidenti Erdoğan, duke filluar prej Stambollit, prej ku u nis drejt Brukselit për një vizitë pune një-ditore, e deri në Bruksel nuk shtrëngoi duart e personave që e pritën, por i përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.
Ai gjithashtu i kishte paralajmëruar qytetarët turq, që kishin ardhur ta presin atë në Përfaqësinë e përhershëm të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE), në lidhje me COVID-19.
“Duke filluar nga larja e duarve, e deri në puthje duhet të jemi të kujdesshëm. Shikoni, është e pranishme në vendet e ndryshme të botës. Gjoja janë shtete perëndimore por vdesin qindra njerëz, duhet të kemi vëmendje. Inshallah sa më shpejt i gjithë njerëzimi shpëtohet nga kjo bela, murtajë. Mos harrojmë të marrim masa”, tha ai.
Më pas ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit, në konferencën e përbashkët për media, sërish tërhoqi vëmendjen se Erdoğan nuk shtrëngoi duart me Stoltenberg.
Erdoğan duke e vendosur dorën në gjoks tha “Korona”, pas së cilës edhe Stoltenberg u përgjigj duke e vendosur dorën në gjoks.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.