Blerjet e panikut duket se kanë filluar përsëri në vendet evropiane, ndërkohë që numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet me shifra të frikshme.
Në Mançester, qindra blerës kanë mbushur karrocat me qumësht dhe letër tualeti, ndërkohë që Britania pritet të përballet me një bllokim të dytë kombëtar javën e ardhshme, shkruan The Sun, transmeton në shqip Reporteri.
Miliona njerëzve në Evropë u është thënë se ata duhet të jetojnë nën masa të rrepta të reja ndërsa qeveritë luftojnë me një valë të dytë të coronavirusit.
Klubet, baret dhe restorantet pitet të përballen me mbyllje për javë të tëra gjersa Qeveria po mundohet të shmangë një bllokadë të re totale.
Paralajmërimi për një mbyllje të serishme shkaktoi radhë të gjata jashtë dyqaneve në Manchester dhe Southampton ku blerjet e panikut tashmë kanë filluar.
Kujtojmë se në mënyrë të ngjashme, raftet e supermarketeve u zbrazën në mars kur shumica e shteteve ishin në bllokadë totale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.