×
  • Lajme
  • Botë

    Frika se avioni i tij mund të rrëzohet, Putin zbulohet se udhëton me tren privat të blinduar

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 14:22

    Mënyra më e fundit e transportit e preferuar nga Vladimir Putin duket se është treni privat i blinduar, pasi sipas raportimeve, ai është i tmerruar se avioni i tij privat mund të rrëzohet nga raketat.

    Illya Rozhdestvensky, një gazetar rus anti-Kremlin tha për CNN se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin nuk përdor më avionin e tij presidencial.

    Por ai po udhëton me një tren të veçantë të pajisur me sisteme të veçanta komunikimi.

    “Arsyeja psikologjike përse ai përdor këtë tren është sepse është i tmerruar,” tha Rozhdestvensky për rrjetin. “Është i trembur se mund të gjurmohet, se avioni i tij mund të gjurmohet dhe të rrëzohet”.

    Sipas gazetarit investigativ që fliste për CNN, lideri rus beson se treni është më i sigurtë dhe se “kështu askush nuk e di se ku ai shkon.”

    Rrjeti ‘Dossier Center’, ka zbuluar deri tani disa nga itineraret e udhëtimit të Putin, dhe financohet nga ish-oligarkë opozitarë si Mikhail Khodorkovsky, që themeloi projektin në 2018 për të ndjekur aktivitetet e njerëzve të lidhur me Kremlin./TCh/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!