×
  • Lajme
  • Botë

    Frikë nga Uragani “Lorenco”, më i fuqishmi që i është afruar ndonjëherë Evropës

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 23:02

    Reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytur zona të shumta të Britanisë, dhe të tjera priten me ardhjen e uraganit “Lorenco”.


    Zyra e meteorologjisë i ka paralajmëruar anglezët se bëhet fjalë për rrezik jete, dhe nuk ka shenja se reshjet mund të pushojnë së shpejti.

    Moti pritet të vazhdojë i frikshëm për dy javët e ardhshme në të gjithë vendin, dhe sinoptikanët e kanë quajtur uraganin “një bishë të vërtetë”, stuhi e Kategorisë 5, më i fuqishmi që i është afruar ndonjëherë Evropës. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!