Akyurt është një fshat në Turqi, i cili njihet ndryshe dhe si i “mallkuar”. Deutsche Welle ka shkuar në këtë fshat turk ku jetojnë afër 20 transgjinorë dhe që janë përjashtuar nga shoqëria.
Një prej tyre është edhe Azizi, një trasngjinor që nga grua është kthyer në burrë. Vetëm kur është me tufen e tij të dhenve, Azizi ndihet mirë. Këtu ai nuk ka nevojë t’i shpejgojë askujt pse dikur ka qenë Azize.
Ai thotë se kur do të qetësohet shkon te dhentë. Ai jeton në një fshat në kufi me Sirinë. Pikërisht këtë fshat një gazetë turke e quajti të mallkuar. Aty jetojnë rreth 20 transgjinorë, njerëz me gjini të papërcaktuar ashtu sikurse dhe Azizi 50-vjeccar. Atij i mungojnë shenja të qarta të organeve gjenitale. Sot ai mban një kartë identifikimi rozë si një grua, ndërkohë që kur ishte në moshë të vogël ai e dninte që nuk donte të ishte vajzë.
Në këtë zonë të largët të Turqisë është traditë që martesat të kryhen edhe mes kushërinjve. Gati të gjithë janë një fis dhe ndodh që sëmundjet të përhapen shpejt e me gjasë edhe vecori jotipike biologjike sic është transgjinia, thuhet ne Reportazhin e Deutsche Welle.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.