Fshatrat nëpër Kinë janë duke barrikaduar veten nga bota e jashtme, me shpresën se kështu do të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit që po shpërndahet me shpejtësi të madhe nëpër këtë vend.
Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin fshatarat e vogla duke ndërtuar mure me tulla, për të “ndalur zgjerimin e virusit” në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Në disa fshatra tjera, banorët kanë vënë postblloqe për të vëzhguar çdo lëvizje të huajve. Edhe pse mund të tingëllojë si e pabesueshme, imazhet e dëshmojnë këtë.
Kujtojmë që të paktën 4,500 persona në mbarë botën janë infektuar me coronavirus, kurse tashmë janë konfirmuar raste në SHBA, Australi, Kanada, Francë dhe Gjermani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.