×
  • Lajme
  • Botë

    Fundoset anija në Tunizi, 11 migrantë afrikanë të vdekur

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 10:30

    Të paktën 11 migrantë afrikanë kanë ndërruar jetë, kur anija e tyre u fundos pranë Tunizisë, ndërsa u përpoqën të kalonin Mesdheun për në ishullin italian të Lampedusas.


    Rojet bregdetare tuniziane gjetën trupat e tetë grave dhe tre fëmijëve pranë bregdetit afër Sfaxit. Rreth 30 persona ishin në anije, duke synuar të mbërrinin në Itali, kanë thënë zyrtarët, raportojnë mediat e huaja, transmeton BW.

    Rojet bregdetare po kërkohjnë për trupa të tjerë të dyshuar të vdekur, kurse hetimet për këtë rast vazhdojnë.

    Vitin e kaluar, rreth 90 migrantë afrikanë u mbytën pasi anija e tyre u përmbys, në një nga aksidentet më të rënda të tilla në ujërat tuniziane. Destinacioni i tyre kryesor është Italia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!