×
  • Lajme
  • Botë

    Funerali i krishterë mbahet brenda në xhami

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 22:03

    Pavarësisht lajmeve të shumta për mungesën e barazisë fetare, nga Indonezia vijnë edhe lajme të bukura e me harmoni.


    Në kryeqytetin e vendit, Xhakarta, një familje e krishterë nuk kishte ku të organizonte një funeral me pjesëmarrje të madhe, për shkak të mungesës së hapësirave.

    Një xhami e zonës u ofroi me bujari që ceremonia mortore të zhvillohej brenda mjediseve të tyre, bashkë me trupin, simbolet e gjithçka të krishterë.

    Xheferson Goeltom, një i afërm i të ndjerës, i postoi fotot në Facebook duke falënderuar xhaminë për bujarinë, gjë që tashmë është bërë virale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!