Gjatë vizitës së tij, Trump synon të tërheqë investime për SHBA-në, ndërsa bizneset e familjes vazhdojnë të zgjerojnë ndikimin në Lindjen e Mesme, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Vizita e ish-presidentit amerikan Donald Trump vjen pas një sërë marrëveshjesh biznesi të shpallura nga “Trump Organization”, e cila aktualisht drejtohet nga djemtë e tij, Eric dhe Donald Jr.
Ndër projektet kryesore është ndërtimi i një fushe golfi dhe vilave luksoze në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Në fillim të majit, Trump Organization njoftoi ndërtimin e një fushe golfi luksoze me 18 vrima dhe një koleksion vilash luksoze në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha.
Në prill, kompania bëri publik një tjetër projekt, ndërtimin e “Trump International Hotel & Tower” në qendër të Dubait, një kullë luksoze me 80 kate që premton mikpritje dhe standarde të klasit botëror.
Vlen të theksohet se, që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Trump nuk është më i përfshirë në menaxhimin e Trump Organization, duke ia kaluar përgjegjësitë djemve të tij.
Ndërsa vizita e Trump në Lindjen e Mesme vazhdon, bashkërendimi i interesave politike dhe ekonomike të familjes Trump mbetet një temë që ngjall debat dhe vëmendje të madhe./Reporteri.net/