SHBA-ja dhe Britania e Madhe paralajmëruan Rusinë për “pasoja serioze” nëse trupat ruse invadojnë Ukrainën, derisa një takim i ministrave të Jashtëm të G7-s mbahej në Liverpul më 11 dhjetor.
Gjatë bisedimeve në prag të takimit të shtatë ekonomive më të mëdha perëndimore, sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss dhe homologu i saj amerikan, Antony Blinken u pajtuan rreth përkrahjes për Ukrainën, njoftoi Zyra britanike për Punë të Jashtme. SHBA-ja dhe Britania mbesin të shqetësuara rreth lëvizjeve ushtarake ruse, afër kufirit me Ukrainën.
Sipas NATO-s, Rusia ka grumbulluar mes 70 mijë dhe 100 mijë ushtarë në këtë zonë.
Truss komentoi grumbullimin e ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën edhe më 10 dhjetor, duke thënë se veprimet ushtarake ndaj Ukrainës do të ishin “gabim strategjik” derisa citoi presidentin amerikan, Joe Biden i cili tha se invadimi do të kishte pasoja të rënda për Rusinë.
Ministrat e Jashtëm të G7-ës në sesionin e parë të takimeve u përqendruan tek sfidat gjeopolitike sikurse raportet me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Gjatë takimit në mëngjes, Gjermania prezantoi disa prej prioriteteve të kryesimit gjerman me G7-ën që do të fillojë vitin e ardhshëm e ku u përfshi edhe kriza klimatike. /Rel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.