×
  • Lajme
  • Botë

    Gaza zgjohet nën sulmet më të mëdha që nga 19 janari, më shumë se 300 të vdekur

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 9:19

    Sulmi i fundit izraelit në Gaza vrau mbi 300 njerëz. Hamasi ka paralajmëruar se vendimi i kryeministrit izraelit Netanyahu për të vazhduar luftën është një “dënim me vdekje” për të burgosurit izraelitë në Palestinë.

    Ky është sulmi më i madh që nga fillimi i armëpushimit në janar dhe qeveria izraelite ka njoftuar se operacioni do të zgjerohet. Shtëpia e Bardhë shprehu mbështetjen për veprimet izraelite dhe fajësoi Hamasin për ripërtëritjen e luftimeve.

    Përpjekjet diplomatike për të arritur një fazë të re të armëpushimit kanë dështuar, pasi Hamasi kërkon një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza, ndërsa Izraeli këmbëngul në shkatërrimin e strukturës ushtarake dhe politike të Hamasit përpara përfundimit të luftës.

    Ministria e Shëndetësisë së Gazës thotë se numri i të vdekurve nga vala e sulmeve izraelite në Gaza ka arritur në 326.

    Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe po bëhen përpjekje për t’i nxjerrë ato, u bë e ditur në njoftim.

    Ushtria izraelite ka urdhëruar që popullata e Gazës të evakuohet nga pjesa lindore dhe të drejtohet drejt pjesës qendrore të territorit palestinez, pasi Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore në enklavë herët në mëngjes. Urdhrat e lëshuara sot tregojnë se Izraeli mund të rifillojë operacionet tokësore në Gaza./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!