Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë.
Persona të armatosur hapën zjarr ndaj njerëzve që kishin dalë për të shijuar një mbrëmje të fundit në Vjenë përpara se të hynin në fuqi masat e ndalim-qarkullimit për koronavirusit të hënën.
Gazetari hulumtues austriak Florian Klenk, duke shkruar në lidhje me sulmin ka thënë se një nga sulmuesit mund të ketë rrënjë shqiptare. Ai në Twitter ka shkruar se terroristi i Vjenës është 20 vjeçar me emrin Kurtin S, transmeton Reporteri.
Tutje ai thotë se prindërit e tij kanë origjinë nga Maqedonia e Veriut.
“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka RRËNJË SHQIPTARE, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri. Në korrik ai u pengua të shkojë”, ka shkruar ai. /Reporteri.net
https://twitter.com/florianklenk/status/1323525909920555008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323525909920555008%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Flajme%2F1416055%2Fgazetari-austriak-terroristi-ne-vjene-eshte-shqiptar-keshtu-quhet-ai-dhe-prinderit-e-tij-vijne-nga-ky-shtet%2F
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.