×
  • Lajme
  • Botë

    Gazetari i CNN: Kryeministri i ri i Australisë është arbëresh sikur edhe unë

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 20:29

    Anthony Albanese është zgjedhur kryeministër i Australisë. Ardhja e tij në pushtet nxiti debat edhe për shkak të mbiemrit të tij që është karakteristikë e shumë arbëreshëve të Italisë.

    I fundit për këtë ka folur gazetari i CNN, Andrew Kaczynski.

    Nëpërmjet Twitter, Kaczynski shpjegoi arsyen e mbiemrit “Albanese” të australianit derisa tregoi se edhe vetë ai ka prejardhje arbëreshe.

    “Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh sikur edhe unë”, shkroi ai.

    Bazuar në biografinë e udhëheqësit të ri në Australi, babai i Anthony ishte nga Barletta, vend në Italinë Juglindore. Mbiemri i babait të tij, Albanese, i referohet popullit arbëresh që është në numër të madh në këtë pjesë të Italisë.

    Po kështu thonë të dhënat edhe për gazetarin e CNN. Informacionet nga jeta e tij thonë se ai ka prejardhje polake dhe arbëreshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!