×
  • Lajme
  • Botë

    Gazetari i tmerruar lexon lajmet me talibanët e armatosur prapa tij në studio

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 17:33

    Pamje të pazakonta vinin sot në dukje nga Afganistani, teksa një gazetar lajmesh dukshëm i tmerruar, lexonte lajmet i rrethuar nga ata që dukeshin si anëtarë të armatosur të grupit taliban, në studion e transmetimit.


    Britanikja Metro shkruan se talibanët kishin bastisur studion televizive para se të urdhëronin prezantuesit të lavdëronte qeverine e re talibane. Ndërsa të tjerë komentues sugjeronin se pamjet ishin të inskenuara.

    Klipi rreth 42-sekonda i gjatë është shikuar më shumë se 1 milionë herë, ku lexuesi i lajmeve shihet i rrethuar nga tetë njerëz të armatosur me automatikë.

    Pamjet ishin publikuar në rrjetin Twitter nga gazetarja e rrjetit shtetëror britanik BBC, Yalda Hakim, ku komentohej: “Televizioni në Afghanistan. Ja si bëhet debati politik në televizionin afgan, ushtarët talibanë ruajnë prezantuesin. Prezantuesi thotë se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga Emirati i ri afgan”.

    Lexuesi i lajmeve, i quajtur Pardaz, i thoshte degjuesve se njerëzit duhet të bashkëpunojnë me talibanët, sipas rrjetit WIO News.

    Gazetari iranian Masih Alinejad, komentonte: “Kjo është sureale. Militantët talibanë duke pozuar prapa lexuesit të tmerruar të lajmeve, duke thënë se afganët nuk duhet t’i kenë frikë ata”.

    “Talibanët janë vetë një sinonim i frikës”.

    Komentuesi Muhammad Jalal i cili e përshkruante veten si aktivist paqeje afgan, tha: “Kjo është e papranueshme, talibanët nuk japin intervista, kjo video është e inskenuar”.

    “Kjo është një tentativë për të dhënë një panoramë të gabuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!