Presidenti amerikan Donald Trump njihet si një person i drejtpërdrejtë, në veçanti kur pyetet për çështje të ndryshme, kështu veproi edhe kur i është bërë një pyetje nga një gazetare franceze.
Gazetarja shfrytëzoi rastin ta pyet presidentin Trump si është e mundur që në SHBA përqindja e papunësisë është më e vogël, derisa në Francë më e lartë.
“Si është e mundur një gjë e tillë”, shtoi gazetarja franceze, derisa Trump pa u menduar dy herë me një dozë humori ia ktheu shkurt.
“Ndoshta në e kemi presidentin më të mirë sesa ju”, tha Trump duke u larguar me buzëqeshje në fytyrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.