Ministria e Jashtme e Italisë ka bërë të ditur se një gazetare italiane po mbahet e arrestuar në Iran prej më shumë se një javë, ndërsa shton se po e ndjek rastin me “vëmendjen më të madhe”.
29-vjeçarja Cecilia Sala, punon për gazetën Il Foglio dhe kompaninë e podcast-it Chora Media. Ajo u arrestua nga policia në Teheran më 19 dhjetor, shpjegon ministria në deklaratën e saj.
Qeveria e Italisë “ka punuar me autoritetet iraniane për të sqaruar situatën ligjore të Cecilia Sala dhe për të verifikuar kushtet e ndalimit të saj”.
Chora Media tha në një deklaratë të veçantë se Sala po mbahej në izolim në burgun Evin në Teheran dhe se nuk ishte dhënë asnjë arsye për arrestimin e saj.
Nga zyrtarët iranianë nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm të arrestimit të gazetares italiane./Cnn/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.