×
  • Lajme
  • Botë

    Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit civil

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 17:08

    Policia norvegjeze njoftoi të dielën se gjashtë persona kanë vdekur pasi një helikopter civilësh u rrëzua në pjesën veriore të Norvegjisë pasditen e së shtunës.


    Në mesin e personave që ndodheshin në helikopter ishin gjashtë të rinj norvegjezë në të njëzetat dhe një pilot suedez.

    Një person që ishte gjetur i gjallë në vendin e aksidentit ka vdekur më vonë në spital.

    Ekipet e shpëtimit thanë se helikopteri i tipit Airbus AS350 i takonte kompanisë norvegjeze “Helitrans”. Kjo kompani shkroi në faqen e saj në internet se nuk mund të komentojë për rrethanat e aksidentit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë, por autoritetet norvegjeze e kanë nisur një hetim lidhur me këtë rast.

    Një zyrtar i Bordit për Hetimin e Aksidenteve it ha një gazete norvegjeze se disa hetues nga Franca dhe nga kompania “Airbus” pritet të shkojnë në Norvegji të hënën për t’u marrë me hetimin e kësaj tragjedie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!