Policia japoneze ka rritur sigurinë për nipin 12-vjeçar të Perandorit Akihito pasi dy thika u gjetën pranë bankës së tij në shkollën.
Thikat u zbuluan të premten në një klasë në shkollën prestigjioze Ochanomizu University Junior High School, ku mëson edhe Princi Hisahito.
Zbulimi misterioz i armëve të ftohta vjen vetëm disa ditë para se xhaxhai i Hisahito, Princi i Kurorës Naruhito, do të ngjitet në fron, pas abdikimit të perandorit Akihito këtë të martë.
Hisahito, i cili ishte i treti në radhën e fronit, do të ngjitet në vendin e dytë pas vendosjes së xhaxhait të tij si Perandor i Japonisë.
12-vjeçari ndodhej në shkollë në momentin kur u gjetën thikat, por jo në klasë.
Dy thikat e kuzhinës u gjetën të vendosura mes bankës së Hisahito dhe bankës së shokut të tij të klasës. Por nuk dihet ende përgjegjësi dhe nuk ishte lënë asnjë shënim tek thikat.
Çdo bankën ka emrin e nxënësit të shkruar mbi të, duke e bërë bankën e princit lehtësisht të identifikueshme.
Hisahito shoqërohet deri në shkollë me truproja por ata nuk futen në klasë.
Princi 12-vjeçar filloi të studionte në shkollë muajin e kaluar, pasi mbaroi shkollën fillore.
Pasardhësi i fronit është djali i Princit Akishino dhe Princeshës Kiko.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.