Janë gjetur kutitë e zeza të avionit që u përplas me helikopterin ushtarak në Uashington DC, ndërsa shtohen pyetjet në lidhje me personelin dhe thirrjet e tjera në aeroportin ku po ulej avioni.
Regjistruesi i të dhënave të fluturimit dhe regjistruesi i zërit të kabinës, i njohur si kutitë e zeza, mund të ndihmojnë në ofrimin e të dhënave për hetuesit për atë që mund të ketë shkuar keq në fluturim.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) deklaroi se natën e së enjtes vonë të dy kutitë u transportuan në një nga laboratorët e tij për vlerësim. Agjencia shpreson të ketë një raport paraprak gati brenda 30 ditëve.
Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e incidentit që vrau të gjithë 67 personat në bordin e dy avionëve.
Sipas mediave ndërkombëtare, duhet të ishin dy persona për të menaxhuar kontrollin e trafikut ajror për helikopterët dhe avionët që fluturojnë në zonë, një nga hapësirat ajrore më të kontrolluara në botë, por sipas burimeve të cituara nga BBC në SHBA, në momentin e rrëzimit ishte vetëm një person.
Të 67 pasagjerët në bordin e avionit American Airlines dhe helikopterit të Ushtrisë Amerikane Black Hawk që u përplasën në mes të së mërkurës mbrëma, supozohen të vdekur, një tragjedi e zymtë që do të mbahet mend si fatkeqësia më vdekjeprurëse e aviacionit në SHBA që nga viti 2001.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.