×
  • Lajme
  • Botë / Helmimi në hotel

    Gjendet cinaid në filxhanët e përdorur nga viktimat në një hotel në Bangkok

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 11:16

    Gjashtë personat që vdiqën në dhomën e një hoteli luksoz në Tajlandë ishin helmuar nga pijet e përziera me cinaid, raporton BBC.

    Policia dyshon se njëri nga të vdekurit fshihet pas helmimit dhe ishte nxitur nga borxhet e mëdha.

    Të vdekurit ishin gjetur nga pastruesja e hotelit Grand Hyatt Erawan në Bangkok të martën.

    Hetuesit besojnë se ata kishin 24 orë që kishin vdekur, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Dy prej gjashtë viktimave kishin huazuar miliona para te një tjetër i vdekur me qëllime të investimit. Dhjetë milionë baht kanë vlerën e 280 mijë dollarëve.

    Pas hetimeve është zbuluar se katër nga viktimat ishin vietnamezë. Dy të tjerë kishin shtetësi amerikane.

    Të hënën pasdite, të gjashtë prej tyre ishin mbledhur në dhomën në katin e pestë.

    Grupi kishte porositur ushqim dhe qaj që ishte sjellë në dhomë rreth orës 14:00 dhe i kishte pranuar Chong, e cila ishte e vetmja në dhomë në atë kohë.

    Kamerieri i kishte thënë që t’ia përgatiste çajin, por Chong kishte refuzuar. Kamerieri ka thënë se “ajo ka folur pak dhe dukej se ishte në stres”.

    Pjesa tjetër e grupit kishte nisur të mblidhej rreth orës 14:03. Askush nuk kishte hyrë në dhomë përveç gjashtë prej tyre.

    Policia ka thënë se nuk kishte shenja të plaçkitjes apo hyrjes me dhunë.

    Pas hetimeve janë gjetur gjurmë të cinaidit në gjashtë filxhanët e çajit.

    Policia ka publikuar fotografitë në të cilat shihej se ushqimi nuk ishte prekur./Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!