×
  • Lajme
  • Botë

    Gjendet e vdekur diplomatja e lartë zvicerane në Iran

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 13:11

    Sekretarja e parë në ambasadën zvicerane në Teheran u gjet e vdekur të martën dhe dyshohet se ajo ra nga një ndërtesë e lartë ku ajo jetonte në veri të qytetit.


    Ministria e jashtme zvicerane (FDFA) tha se një punonjëse në ambasadën e saj në Iran kishte vdekur nga një aksident, pa identifikuar viktimën.

    “FDFA dhe këshilltari i saj federal Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes,” tha ajo.

    Zëdhënësi i Shërbimeve të Urgjencës iraniane, Mojtaba Khaledi, tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar pasi një punonjës i cili arriti në banesën e saj të martën herët vuri re se ajo ishte zhdukur, njoftoi agjencia e lajmeve ‘Fars’.

    “Ky person ishte sekretari i parë i ambasadës zvicerane,” i tha Khaledi agjencisë së lajmeve ‘Mehr’. “Shkaku i rënies së saj ende nuk është përcaktuar”, i tha ai.

    Diplomatja ishte 51 vjeçare, njoftoi agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA. Raporte të tjera tregojnë se mosha e saj është 52 vjeçare.

    Zvicra ka mbështetur interesat diplomatike të SHBA-së në Iran që kur Washingtoni dhe Teherani ndërprenë lidhjet menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!