Një trup i pajetë që i përket një burri rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, u gjet mëngjesin e sotëm jashtë kasolles ku jetonte në fshatin Kefalovrysos, në Trikala në Greqisë.
Kufoma u gjet në një fazë dekompozimi, pamja e të cilës ishte tronditëse.
Nga hetimet e para dyshohet që vdekja mund të ketë ndodhur rreth 48 orë më parë.
Sipas portalit grek, “trikalavoice.gr”, pak pas orës 8.30 të mëngjesit , trupi i 45 vjeçarit, me origjinë shqiptare, u gjet jashtë kasolles ku ai jetonte.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe as identiteti i viktimës, ndërkohë autoritetet helene po vazhdojnë hetimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.