Personi i dyshuar për vrasjen e tre policëve në pjesën qendrore të Francës është gjendur i vdekur.
Ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është gjetur i pajetë.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Francës ku tre policë francezë u qëlluan për vdekje nga një burrë pasi ata kishin shkuar në një shtëpi në një fshat të skajshëm pas thirrjes për dhunë kundër një gruaje.
Kryetari i një qyteze që ndodhet afër fshatit ku ndodhi sulmi tha se një grua që ndodhej brenda shtëpisë është në gjendje të mirë dhe e sigurt. Ai gjithashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të forcave speciale të policisë.
Sipas raportimeve të mediave franceze, i dyshuari ishte person i moshës 48-vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.