Ambasadori i Kinës në Izrael është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Tel Aviv të dielën, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë izraelite.
Z. Du, 57 vjeç, u gjet i vdekur në shtratin e tij dhe shkaku i vdekjes së tij ende nuk është raportuar.
Ai nuk ka komentuar rreth shkakut të vdekjes së ambasadorit Du Wei, 57 vjeç, që u bë ambasador në Izrael gjatë shkurtit, sipas uebfaqes së ambasadës, raporton Reuters.
“Si pjesë e procedurës së rregullt, njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi.
Kanali 12 TV në Izrael, duke cituar zyrtarë të urgjencës mjekësore, tha se indikacionet fillestare ishin që Du vdiq në gjumë për shkaqe natyrale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.