Hetuesit rusë kanë gjetur regjistruesin e fluturimit të kutisë së zezë nga avioni i shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili dyshohet të këtë vdekur në avionin që u rrëzua në Moskë.
Komiteti hetimor tha gjithashtu se trupat e gjetur në vendin e përplasjes do t’i nënshtrohen testit gjenetik për të konfirmuar identitetin e tyre, shkruan The Telegraph, përcjell Reporteri.net.
“Hetimi do të kontrollojë me kujdes të gjitha versionet e mundshme të asaj që ka ndodhur”, tha komiteti nëpërmjet një Telegrami.
Pavarësisht se janë rikuperuar si regjistruesit ashtu edhe trupat, mund të kalojë shumë kohë para se të dalin të dhënat e hetimit zyrtar.
Kutitë e zeza përmbajnë sasi të mëdha të të dhënave të fluturimit për t’u analizuar, si dhe regjistrime audio të kabinës.
Autoritetet ruse kanë përmendur nevojën për të pritur rezultatet e testit të ADN-së për të konfirmuar vdekjen e Prigozhinit, por Vladimir Putin tashmë ka shprehur ngushëllimet e tij.
Kremlini ndërkaq ka mohuar përfshirjen në rastin e rrëzimit të aeroplanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.