Gjatë 24 orëve të fundit prej 1296 testimeve të realizuara në Maqedoni, 147 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 64 raste, Kumanovë-8, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-5, Manastir-4, Ohër-5, Gostivar-9, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçani -1, Probishtip-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-7, Kërçovë-4, Resnje-4.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga: Shkupi-56, Shtipi-7, Tetova-36, Velesi-2, Manastiri-3, Gostivari-1, Gjevgjelia-2, Strumica-1, Shën Nikolla-1, Resnja-2.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar kurse 334 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3611 raste aktive me Covid-19. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.