×
  • Lajme
  • Botë

    Gjendje alarmante, një mutacion i ri i coronavirusit po shfaqet në Azi

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 23:46

    Një formë e re coronavirusi, ndoshta më infektuese se vetë COVID-19, është zbuluar në Malajzi dhe po përhapet në vendet e afërta.


    Virusi, me emër D614G, u zbulua në Majlazi ku ekziston një vatër fillestare me 45 persona, por mendohet se pacienti zero ka qenë një udhëtar i kthyer nga India, që nuk kishte respektuar karantinimin 14-ditor.

    Virusi po përhapet edhe në Filipinet e afërta, ku autoritetet deklaruan se mutacioni i ri i coronavirusit mund të ketë një forcë më të madhe infektimi, edhe pse është ende herët për ta kuptuar”.

    Fakti që një mutacion në virus do të bënte të mundur një përshpejtim të shtrirjes së pandemisë ka qenë një alarm i hershëm i epidemiologëve.

    “Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake më të mëdha sepse ky rrezik tani është gjetur në Malajzi”, shkroi Noor Hisham në një postim në Facebook të dielën. “Bashkëpunimi i njerëzve është shumë i nevojshëm në mënyrë që ne të mund të copëtojmë zinxhirin e infeksionit nga çdo mutacion”.

    Ndërsa Malajzia ka arritur kryesisht të parandalojë ringjalljen e virusit të parë diku tjetër në botë, numri i rasteve të reja të gjetura në vend është duke u rritur. Vendi konfirmoi të shtunën 26 raste të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!