Uragani Dorian që goditi Bahamet me stuhitë të fuqishme të kategorisë së peste, ka lënë gjendje të rëndë, me shtëpi të rrënuara dhe mungesë shumë të madhe ushqimi.
Deri më tani, janë 30 të regjistruar si të vdekur, qindra të zhdukur dhe shumë trupa njerëzish po shihen në hapësira të ndryshme, kur po i sjellë uji, transmeton Telegrafi.
Mbi 70 mijë banorë, janë pa kushte elementare për jetë, ndërsa rrënimet i kanë bllokuar nëpër vendbanime të ndryshme dhe nuk po mund t’i marrin ndihmat.
Shkaku i shtëpive të rrënuara, ata po qëndrojnë në qiell të hapur, ndërsa disa që janë në afërsi të aeroportit, po presin në radhë që të evakuohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.